Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se rreth 15 vende po planifikonin të lehtësonin rifillimin e trafikut përmes Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës zakonisht kalon një e pesta e furnizimit botëror me naftë, pas njoftimit të një armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. ‘Rreth 15 vende janë aktualisht të mobilizuara dhe po marrin pjesë në planifikim, nën udhëheqjen e Francës, për të mundësuar zbatimin e këtij misioni rreptësisht mbrojtës në koordinim me Iranin për të lehtësuar rifillimin e trafikut,’ tha Macron të mërkurën.
Në një postim në “X”, Macron ka shkruar se marrëveshja e armëpushimit është një lajm i mirë për të gjithë.





