Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarandë.
Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur në fshatin Berdenesh, ku dyshohet se në murin e jashtëm rrethues të banesës së shtetases S.
I është vendosur lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.





