Policia në Shqipëri ka njoftuar se vazhdojnë kontrollet për kapjen e autorëve të dyshuar për vrasjen e çiftit Mujeci, ngjarje që ndodhi më 26 prill në fshatin Balldren.
Automjeti i dyshuar, një Volkswagen Polo, u gjet në fshatin Torovicë, fshehur dhe dëmtuar.
Hetimet zbuluan se automjetin e kishte marrë me qira shtetasi Florin Mhillaj dhe ishte përdorur për kryerjen e krimit.
Policia ka shpallur në kërkim 22-vjeçarin B.
K. dhe ka proceduar penalisht babanë e tij për armëmbajtje pa leje.





