NATO: Nuk ka Plan për Reduktimin e Trupave të KFOR-it, Deklaron Kryetari Dragone gjatë Vizitës në Kosovë

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO, Giuseppe Cavo Dragone, bëri të ditur se aktualisht nuk ka plane për reduktimin e trupave të misionit të KFOR-it.

Ai gjatë një interviste për RTK në Kosovë, theksoi përkushtimin e NATO-s për sigurinë në Kosovë dhe rishikimin e misioneve për të përshtatur praninë ushtarake.

Dragone theksoi se në vitin 2023, NATO vendosi të zgjerojë misionin me 1000 trupa shtesë pas një incidenti në pjesën veriore.


- Advertisement -

Kjo tregon fleksibilitetin e NATO-s, por deri më sot nuk ka plan për reduktim të trupave.

Vizita e tij në Kosovë u shoqërua nga 32 gjeneralë dhe admiralë nga vendet anëtare të NATO-s.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *