Laura Dern bashkohet me sezonin e katërt të ‘The White Lotus’ pas largimit të Helena Bonham Carter

Laura Dern i është bashkuar sezonit të katërt të “The White Lotus” pasi Helena Bonham Carter u largua nga ky projekt vetëm disa ditë pasi filluan xhirimet në Kanë.

Ndryshimi i kastit ndodhi në mes të xhirimeve në Rivierën Franceze, ku sezoni i ri zhvillohet gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Sipas burimeve, Helena Bonham Carter u largua nga seriali katër ditë pasi kishin filluar xhirimet, dhe shpjegimi ishte se aktorja dhe personazhi që ajo duhej të luante nuk përputheshin.


- Advertisement -

Krijuesi i serialit, ‘Mike White’, thuhet se po zhvillon një personazh krejt të ri posaçërisht për Laura Dern.

Kjo vazhdon bashkëpunimin e tij me aktoren pas serialit ‘Enlightened’, ndërsa në serialin ‘The White Lotus’ ajo ia huazoi zërin e saj në sezonin e dytë si gruaja e personazhit të luajtur nga Michael Imperioli.

Sezoni i katërt lë vendet e mëparshme si Siçilia dhe Tailanda dhe e zhvendos aksionin në Cote d’Azur.

Përveç Laura Dern, kasti përfshin edhe Steve Coogan, Kumail Nanjiani, Heather Graham dhe Rosie Perez.

Largimi i Helena Bonham Carter përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm, por pjesëmarrja e Laura Dern sjell interes të ri në sezonin e katërt.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *