Policia e Shtetit zbulon ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot dhe Laç

Forcat e policisë së shtetit në Kosovë kanë zbuluar 3 ambiente të përshtatura për lojëra fati dhe shpërndarje droge në Milot dhe Laç.

Gjatë operacionit u arrestuan tre persona dhe u procedua një tjetër, ndërsa një shtetas u shpall në kërkim.

Në pranga ranë 21-vjeçari Sh.P, 33-vjeçari D.M dhe 45-vjeçari Y.V, ndërsa në kërkim u shpall 31-vjeçari P.Ll.


- Advertisement -

Kontrollet e bëra treguan se në ambientin në Laç, përveç lojërave të fatit, ushtrohej edhe aktiviteti i shitjes së lëndëve narkotike, ku u zbulua kokainë e ndarë në doza gati për shpërndarje.

Në ambientin tjetër në Milot u gjetën pajisje për lojëra fati dhe një subjekt tjetër u zbulua i pajisur me makina dhe tavolina pokeri, të cilat dyshohet se përdoren për aktivitet të paligjshëm.

Forcat e policisë sekuestruan 15 makineta, 3 tavolina pokeri, kokainë, para dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa materialet e procedurës janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *