Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka ndarë mirënjohje për përfaqësues të institucioneve shëndetësore, në shenjë vlerësimi për kontributin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.
Mirënjohjet janë dhënë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe për rolin e mjekëve në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Policisë së Pejës i ka shprehur falënderim për mbështetjen e institucioneve shëndetësore dhe ka deklaruar vullnetin për thellimin e partneritetit me to dhe me institucionet e tjera për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





