Filmi ‘Dua’, me regji të Blerta Bashollit, është përzgjedhur si propozimi zyrtar i Kosovës për kategorinë International Feature Film në edicionin e 99-të të Academy Awards.
Vendimi është marrë nga Komiteti Përzgjedhës, i cili vlerësoi njëzëri rrëfimin e guximshëm të filmit, interpretimin e aktores Pinea Matoshi, si dhe mënyrën se si vepra trajton tema universale si identiteti, trauma dhe rezistenca.
Përzgjedhja e ‘Dua’ shënon një tjetër moment të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në arenën ndërkombëtare, duke e vendosur filmin në garën për një nominim në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar në Academy Awards.
Ky konsiderohet një vit i veçantë për filmin kosovar, pasi Kosova do të jetë e përfaqësuar në garën për Oscars me dy filma.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





