Policia e Kosovës rrëzon pretendimet për përdorim të forcës ndaj qytetarit serb në Dren, Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka asnjë informacion se në fshatin Dren të Zubin Potokut zyrtarë të saj të kenë përdorur forcë ndaj një qytetari të komunitetit serb.

Ky reagim i forcave të rendit vjen pas pretendimeve të Listës Serbe se sot pasdite, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari dhe pas kontrollit, kanë filluar ta godasin në trup pa asnjë arsye.

Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka thënë ky institucion nuk ka njohuri për një rast të tillë. “Policia e Kosovës nuk ka njohuri për përdorim të forcës në fshatin Dren, komuna Zubin Potok.


- Advertisement -

Sidoqoftë, duke e marrë parasysh natyrën e rastit, IPK do të informohet dhe ata do ta hetojnë rastin”, ka thënë Elshani.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *