Policia e Kosovës ka raportuar për angazhimet e saj në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar për sonte në Prishtinë, si dhe menaxhimin e trafikut rrugor.
Në njoftim, Policia ka theksuar se ndërhyrjet ndaj disa automjeteve lidhen me ngasjen e rrezikshme dhe shkeljet ligjore, dhe jo se po ndalohen apo ndëshkohen për shkak të flamujve të UÇK-së apo simboleve kombëtare.
Policia e Kosovës, në kuadër të angazhimeve të saj për ruajtjen e rendit, qetësisë publike dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme, po vazhdon të angazhojë kapacitetet e veta njerëzore dhe logjistike lidhur me paralajmërimet për mbajtjen e protestës sot, në orën 21:00 në sheshin qendror të Prishtinës, në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Veprimet policore në teren kanë për qëllim mbrojtjen e jetës së këmbësorëve dhe garantimin e sigurisë në trafik për të gjithë pjesëmarrësit si dhe lehtësimin në qarkullim të trafikut në përgjithësi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





