Policia e Kosovës arreston person për trafik droge në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, ndaj të cilit ka pasur urdhëresë gjykate për vepra penale që lidhen me narkotikë.

Zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovë kanë realizuar operacionin duke arrestuar personin e kërkuar për Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope ose analoge. 34-vjeçari A.G është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 viti e 150 ditë burg sipas urdhëresës së gjykatës.


- Advertisement -