Fansat e pasionuar të Kombëtares së Kosovës janë të pranishëm në Bratisllavë të Sllovakisë në pritje të ndeshjes historike të dardanëve në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.
Në pamjet e transmetuara në redaksinë e Klankosova.tv, shihen shumë tifozë që këndojnë njëzëri “UÇK, zemra e Kosovës”, duke krijuar një atmosferë të nxehtë.
Ndeshja e sotme ndaj Sllovakisë fillon në ora 20:45.





