Një poezi e shkruar në paraburgim, në formën e një bisede imagjinare me nënën, tregon një anë tjetër të Jakup Krasniqit gjatë qëndrimit në Hagë.
Poezia është bërë publike nga vajza e tij e madhe, Gresa Krasniqi, në një intervistë për TCh, ku në vargjet e shkruara me dorë, Krasniqi i drejtohet nënës, i kërkon të mos shqetësohet dhe i rrëfen vështirësitë që po kalon.
Përgjigjen e saj e ndërton vetë, si një mënyrë për t’i dhënë kurajë vetes përballë paraburgimit.
Kërkoj nga Ti, fare të mos të shqetësohesh Se shumë furtuna të vështira kam kaluar Se Ti O NËNË më bëre luftëtar e qëndrestar Ty të përkulem për atë edukim fisnik Që nuk me la asnjëherë me u koritë Para asnjë vështirësie s’u përkula n’jetë Kjo e “demokracisë” s’ka asgjë të vërtetë Se ato të tjerat që i kalova në burgje, “e luftë” Këtë e kapërcej me lehtësi e duke u buzëqeshë Se ty të pata Nënë, “bujareshë” trime e sokoleshë Vet më mësove me kulçedra mu ndeshë Dhe për fitore sublime me ra edhe fli!
Jeta e çdo njeriu kurdo është një ndeshje Varet nga edukimi që njeriu merr me vete Në jetën tende shumë herët u sprovove Të gjitha vështirësitë me nder i kalove Sa herë që me armiqtë e egër u përballe Me zemër Nënë të uroj fitore në k’të përballje Që të kthehesh sa më parë në Republikën tënde Për ta mbyllur me krenari veprën që e bëre!
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





