Poetja Mimoza Ahmeti rrëfen humbjen e papritur të nënës së saj në Ferma VIP

Poetja Mimoza Ahmeti, njohur për humorin dhe energjinë e saj, ka ndarë një histori të ndjeshme për humbjen e nënës së saj në Ferma VIP.

Për shkak të mungesës së vizës, ajo nuk mundi të ishte pranë nënës së saj për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Tregimi i saj emocional preku publikun dhe banorët të pranishëm. “Mami më ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, mirëpo ishte krejt e papritur, nuk kisha vizë amerikane.


- Advertisement -

Se gjithmonë më pyesin pse ndenjte këtu dhe nuk shkove atje.

I bie në telefon aty dhe i them që më ka vdekur mami.

Del njëra që më njihte aty, sekretare, o tha gjithë jetën kam pasur simpati për ty.

E i thashë kam hallin kështu, duhet të ik shpejt.

O tha po kjo nuk hyn te çështjet urgjente, apliko po.

Këtu kuptova konceptin.

E kam ndërmendur, ishalla po marr e ndonjë lek e të aplikoj”, tregoi Moza mes emocionesh.


- Advertisement -