Qeveria e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë me 20% akcizën e karburanteve, pak orë para mbledhjes së Bordit të Transparencës, ku pritet të rritet çmimi i naftës në treg.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se akti normativ për uljen e akcizës do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e situatës.
Në reagim ndaj rritjes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, akciza do të ulet me 20% në rast se çmimi i shitjes tejkalon nivelet e përcaktuara.
Malaj theksoi se masa do të qëndrojë në fuqi deri në stabilizimin e situatës ndërkombëtare për të mbrojtur qytetarët nga efektet financiare të konfliktit në Iran.





