Platforma ‘Liria ka Emër’ ka mbajtur një konferencë për media, ku përfaqësuesit e tyre kanë prezantuar aktivitetet e ardhshme në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ismail Tasholli, përfaqësues nga kjo platforme, ka folur për organizimin e një tubimi që pritet të mbahet në Hagë në ditën kur Gjykata Speciale do të shpallë vendimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tasholli ka përmendur se së bashku me mërgatën shqiptare, ky tubim synon të shprehë solidaritetin me ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe mbështetjen ndaj tyre në këtë ditë.
Grumbullimi do të nisë më 15 shtator, nga ora 22:00, dhe do të vazhdojë deri më 16 shtator, në orën 10:00, kur pritet të shpallet aktgjykimi nga Gjykata Speciale.
Qytetarët do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në Hagë, deri në momentin e shpalljes së aktgjykimit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




