Në takimin e sotëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në krye me Kreshnik Radoniqin, do të trajtohen temat kryesore për zgjedhjet parakohshme të 7 qershorit 2026.
Këshilli për Operacione Zgjedhore do të diskutojë planin kohor të veprimtarive, afatet dhe procedurat për nominimin e anëtarëve të KKZ-së.
Ndërsa Këshilli për Buxhet dhe Financa do të shqyrtojë planin e buxhetit për zgjedhjet sipas Klankosova.tv.
Këshilli për Personel do të merret me rekrutimin e personelit përkohshëm dhe kompensimin për punën jashtë orarit, ditët e fundjavës dhe festat zyrtare.





