Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së tij në Malishevë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.
Rasti është shpallur si “Hetim i vdekjes”.





