Pesë vrasje në Kosovë kanë ndodhur vetëm brenda një jave.
Me këtë rast, është rikthyer vëmendja te niveli shqetësues i krimit dhe qasja e lehtë te armët ilegale.
Ekspertët theksojnë se dënimet për vrasje në Kosovë janë ndër më të ashprat në rajon dhe Evropë.
Ata thonë se ndër shkaqet kryesore të vrasjeve janë prania e armëve ilegale në duart e qytetarëve e që llogariten të jenë rreth 300 mijë, dhe faktorët socio-ekonomik.
Avokati Skënder Musa në një intervistë për Ekonomia Online vlerëson se dënimet e shqiptuara për rastet e vrasjeve në Kosovë janë më të rëndat krahasuar me rajonin, transmeton Klankosova.tv.
Musa gjithashtu bëri thirrje që qeveria të veprojë me plan strategjik për vetëdijësimin e qytetarëve.
Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë(AKI), Burim Ramadani për Ekonomia Online veçoi praninë e armëve ilegale dhe nuk përjashton faktorët socio-ekonomikë në ndikimin e vrasjeve.
Sociologu Bekim Selishta renditi faktorët e edukimit duke nisur nga shkollat fillore.
Tre persona vdiqën, përfshirë autoren, në një vrasje të rëndë në Majac të Podujevës.
Një 31-vjeçare me inicialet A.G. dyshohet se pasi vrau I.B (burrë, 45 vjeç) – i cili vdiq në vendin e ngjarjes – e plagosi edhe gruan e axhës së saj, M.G (73-vjeçare), e cila gjithashtu vdiq më pas në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.
