Tërmet me magnitudë 4.3 godet Kefaloninë në Greqi në një mëngjes të dielëshëm

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter u ndje të dielën në mëngjes në Kefalonia në Greqi.

Tërmeti ndodhi në orën 06:01, me epiqendër 1 km në verilindje të Skalës, në pjesën jugore të ishullit.

Thellësia fokale e tërmetit ishte 16.7 kilometra.


- Advertisement -

Nga lëkundjet nuk ka raportime për dëme apo të lënduar.

Kohë e fundit, Greqia dhe kryesisht zona e Kefalonisë ka ndjerë lëkundje tërmetesh të forta por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.


- Advertisement -