Në Graçanicë janë ndaluar pesë persona nën dyshimet për cenim të vullnetit të lirë të votuesve, në një operacion të ndërmarrë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Ata, shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, akuzohen për cenimin e përcaktimit të lirë të votuesve, sipas ligjit penal të vendit.
Prokuroria ka deklaruar se ka prova të mjaftueshme që i lidhin të ndaluarit me veprime të kundërligjshme në procesin zgjedhor.





