28-vjeçari kosovar dëbohet pas shkaktimit të aksidentit fatal në Gjermani

Një shtetas i Kosovës, 28-vjeçar, pritet të dëbohet në Kosovë pasi më 2019 kishte shkaktuar një aksident me fatalitet gjatë një gare ilegale me makina.

Kështu ka vendosur Gjykata e Lartë Administrative (OVG) North Rhine-Westphalian në Munster, në njoftimin e publikuar të martën, citon media gjermane “Stern” raportin e AFP-së, transmeton Klankosova.tv.

Në aksidentin e shkaktuar nga 28-vjeçari kosovar, pati vdekur një 43-vjeçare.


- Advertisement -

Për pasojë, në vitin 2023 ai ishte dënuar me 5 vjet burgim.

Qyteti i Duisburgut më pas kishte marrë vendim për dëbimin e tij dhe kishte refuzuar t’ia vazhdonte leje-qëndrimin.

Gjykata Administrative e Dyseldorfit e ka konfirmuar vendimin.

Arsyeja që është dhënë ka qenë se personi “vazhdon të paraqesë rrezik në kryerjen e krimeve”.

OVG tani e ka refuzuar ankesën e kosovarit për arsye formale, pasi e njëjta u tha se nuk i ka plotësuar “kërkesat procedurale”.

Vendimi është i pakontestueshëm.

Burri nga Duisburgut tani mund të dëbohet nga burgu në vendlindjen e tij.

Media tjetër gjermane “koelsch-radio” raportoi po ashtu për rastin, duke dhënë detaje se si kishte ndodhur i njëjti.

Të dielën e pashkëve më 2019, atëkohë 21-vjeçari që kreu krimin kishte goditur një veturë në të cilën gjendej një nënë e dy fëmijëve.

Kosovari, aksidentin e shkaktoi me një veturë sportive 612 kuajfuqi në një garë ilegale makinash me shpejtësi prej 167 km/h në vend të shpejtësisë së kufizuar që ishte aty prej 50 km/h.

Gruaja 43-vjeçe kishte vdekur pak orë pas aksidentit si pasojë e lëndimeve të rënda, transmeton Klankosova.tv.

Burri, i cili u rrit në Gjermani, e kishte kryer krimin pa patentë shoferi dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes pa u kujdesur për viktimën.

Nga gjykata është konstatuar se i njëjti kishte tipare narcisiste dhe antisociale.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *