Person i dyshuar i kërkuar pas sulmit ndaj zyrtarit policor në Vushtrri

Policia e Kosovës po kërkon një person që dyshohet se pasi ka goditur zyrtarin policor me veturë, ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Vushtrri, ku sipas raportit 24-orësh, i dyshuari nuk u është bindur urdhrave policor për ta ndalur veturën, me ç’rast edhe e ka goditur policin që ishte duke drejtuar komunikacionin.

Ky rast po hetohet si sulm ndaj personit zyrtar. “Vushtrri, 31.05.2026 – 18:50. Është raportuar se derisa njësiti policor ishte në kryerje të detyrës zyrtare duke drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturën e tij nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe i njëjti ka ofenduar dhe ka goditur me veturë zyrtarin policor mashkull kosovar.


- Advertisement -

Viktima nuk ka pësuar lëndime ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.”, thuhet në raport.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *