Përleshje e dhunshme në kafeteri në Vushtrri: 6 persona të arrestuar

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë në një kafeteri në Vushtrri, ku janë të përfshirë dy persona, G.

Lahu dhe Sh.

Latifi.


- Advertisement -

Një nga të përfshirët, G.

Lahu, ka pësuar lëndime të rënda dhe është therur gjatë përleshjes.

Në vendngjarje janë shfaqur forca të shumta të policisë.

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona deri tani në lidhje me incidentin dhe po zhvillohen procedura të intervistimit.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Lidhur me përleshjen e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri, policia ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë ne rast, ndaj të cilëve po zhvillohen procedurat e intervistimit” ka thënë Zahiti.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *