Në një ngjarje të trishtueshme të premten në Mitrovicë, një grua është raportuar të ketë vdekur në lagjen “Aziz Abrashi”.
Viktima është dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Autoritetet kanë vendosur që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima femër kosovare është dërguar në emergjencë dhe trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.





