“Për besë, kurse të sjelljes nuk po mundemi me mbajt” – Perparim Rama fajëson qytetarët për mbeturinat në Prishtinë

Çështja e mbeturinave dhe pastërtisë në kryeqytet vazhdon të mbetet një “mollë sherri” mes qytetarëve dhe autoriteteve lokale. Së fundmi, një shkëmbim komentesh në rrjetet sociale ka vënë në qendër të vëmendjes Kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama, i cili nuk ka kursyer kritikat ndaj vetë qytetarëve për gjendjen e rëndë të papastërtisë.

Gjithçka nisi pas një ankese publike nga qytetarja Alma Kelmendi, e cila shprehu shqetësimin e saj për kontrastin e madh mes hoteleve luksoze që po hapen në Prishtinë dhe mbeturinave që kanë “pushtuar” rrugët. “Nuk po përshtatet Hiltoni me pamjen e shëmtuar të qytetit,” shkroi ajo, duke përmendur konkretisht praninë e mbeturinave kudo, sidomos dyshekëve (joga) dhe papastërtisë në hapësirat publike.

Përgjigjja e Kryetarit Rama ishte e menjëhershme dhe mjaft e prerë. Ndonëse pohoi se komuna po punon për të krijuar lehtësi për investitorët dhe për të pastruar deponitë ilegale, ai drejtoi gishtin nga banorët si shkaktarët kryesorë të kësaj gjendjeje.


- Advertisement -

“Po mundohemi me i pastru edhe deponitë ilegale që po krijohen nga qytetarët. Kemi caktuar vendin ku duhet të hidhen (dyshekë e joga)… Kemi treguar edhe kënd duhet me thirr për me bo bartjen e tyre!!!” – u shpreh Rama.

Në fund të reagimit të tij, Rama përdori një ton më sarkastik, duke lënë të kuptohet se problemi nuk qëndron te menaxhimi komunal, por te mungesa e kulturës qytetare: “Për besë, kurse të sjelljes në qytet nuk po mundemi me mbajt!!”

Ky deklarim ka nxitur debate të shumta. Ndërsa një pjesë e mirë e qytetarëve pajtohen se hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të caktuara është problem serioz, të tjerë insistojnë se është përgjegjësi e komunës të sigurojë një sistem më efikas të grumbullimit dhe ndëshkimit të atyre që ndotin ambientin.

A ka të drejtë Kryetari Rama, apo është kjo një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë për gjendjen e mbeturinave në Prishtinë? Na tregoni mendimin tuaj në komente!


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *