Kosova ka shpallur organizatën terroriste Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Qeverisë ditën e djeshme.
E ky hap u mirëprit nga shteti izraelit.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme atje, përmes një postimi në Facebook: ‘’Ne e mirëpresim njoftimin e Republikës së Kosovës për të shpallur IRGC-në si një organizatë terroriste.
Bota duhet të bashkohet në luftën kundër regjimit terrorist të Iranit’’, ka shkruar MPJ-ja izraelite.





