Naim Murseli e Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vjet burgim për vrasjen e Liridona Ademajt.
Vendimi u përshëndet nga familja, me vëllain Leonardi që shprehet për motrën: ‘Unë kisha dashur t’i thoja që shpirti yt të prehet në paqe dhe lehtë.
Amaneti ka shkuar në vend dhe shumë shpejt edhe fëmijët do të bashkohen në mesin tonë.
Ata të cilët i ka dashur shumë.
Asnjëherë nuk do t’ia lëmë në dorë dikujt tjetër.’





