Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të organizojë një konferencë për media pas propozimit të Albin Kurtit për Justina Shiroka Pulën si kandidate për presidente të Kosovës. “Nuk dihet nëse do të jetë Hamza, siç ka vepruar gjatë ditës, ose ndonjë tjetër nga bashkëpartiakët e tij nga PDK-ja.
Megjithatë, pritet që të ketë edhe një deklarim nga ata, ndoshta i fundit ose nuk dihet nëse kështu do të vazhdojë edhe në këtë orë të mbetur për të zgjedhur presidentin e Kosovës”, tha gazetarja e Klan Kosovës. “Mund të themi tash për tash se ka sinjale disi pozitive nëse mund t’i quajmë kështu për emrin e Shiroka-Pulës.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





