PDK kujton viktimat e 11 Shtatorit dhe shpreh mirënjohje për SHBA-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, së bashku me deputetët e kësaj partie, kanë nderuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, duke treguar respekt për ata që humbën jetën dhe mirënjohje për miqësinë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova është dhe do të mbetet gjithmonë pranë popullit amerikan, duke i përkrahur në çdo moment, si në gëzim ashtu edhe në dhimbje. “Jemi këtu në nderim të viktimave të 11 Shtatorit, për të shprehur respektin tonë për ata që kanë humbur jetën në këtë tragjedi.

Jemi mirënjohës ndaj SHBA-së dhe popullit amerikan dhe do të qëndrojmë gjithmonë pranë tyre, në kohë të vështira dhe të lumtura”, tha Hamza.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *