Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar kundër ekspozitës për masakrat e luftës 1998-1999, e hapur nga Shkëlzen Gashi në Prishtinë, duke kërkuar llogaridhënie për financimin dhe promovimin e saj.
PDK-ja e vlerëson ekspozitën si skandaloze dhe thotë se tentimi për deformim të historisë është i rrezikshëm për drejtësinë historike.
Partia kërkon sqarime publike, identifikimin e përgjegjësve, kërkimfalje publike dhe hetim për vepra penale. ‘Kosova nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi deformimin e së vërtetës’, thuhet në reagimin e PDK-së.





