Partia Demokratike e Kosovës: Angazhim për mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara

Me afro 27 nëntorin, afati i caktuar nga Trupi Gjykues i Apelit për dorëzimin e njoftimeve për apelimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po bënë çdo përpjekje për t’i mbështetur ata.

Afati për njoftimin e apelit u shty për shkak të kërkesës së mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku si arsye u përmend kompleksiteti i çështjes dhe koha e nevojshme për përkthimin e aktgjykimit në gjuhën shqipe.

Një nga angazhimet e PDK-së është nisma për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, e cila aktualisht po pret mendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’u proceduar më tej në Kuvend.


- Advertisement -

Juristët shprehen se ndryshimi i ligjit është i mundur nga aspekti juridik, por janë skeptikë nëse ai do të ketë efekt në kohën e mbetur. “Absolutisht jam skeptike se kjo mund të realizohet, sepse ne mund t’i bëjmë qejf vetit, por duhet ta njohim legjislaturën se si funksionon.

Tjetra është faktori kohë.

Gjykata e Apelit mund ta bëjë të formës së prerë, mund ta rikthejë në rigjykim.

Atëherë, në këtë rast, do të mund të fitojnë në kohë.

Por nëse vendoset çka do që të jetë, është një kohë shumë e shkurtë që paraqet rrezik, prandaj duhet të përforcohet strategjia e mbrojtjes,” ka thënë avokatja Fehmije Gashi Bytyqi.

Ndërkohë, politologu Mazllum Baraliu thekson se institucionet e Kosovës duhet të ndjekin nga afër procesin në Dhomat e Specializuara dhe të angazhohen diplomatikisht. “Këtë s’mund ta ndal askush, sepse ajo është formalisht gjykatë e Kosovës, ndërsa në fakt është një surrogate e pashembullt në botë, po flas për Gjykatën Speciale.

Duhet ta monitorojë vazhdimisht në mënyrë aktive edhe një trup tjetër, i përbërë nga Qeveria, Parlamenti dhe MPJ-ja, si një trup suigeneris, i cili do të lobonte në vazhdimësi deri në një vendim të shkallës së dytë dhe deri atëherë t’ia shpjegonte botës se me këtë vendim nuk mund të cënohen dhe nuk do të cënohen themelet e shtetit të Kosovës,” ka thënë Baraliu.

Media ka pyetur Specialen lidhur me nismën e PDK-së për plotësim-ndryshimin e ligjit, por nuk ka marrë përgjigje.

Deputetët e PDK-së kanë paralajmëruar bojkotimin e të gjitha komisioneve parlamentare deri në procedimin e plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *