Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se me hyrjen në stinën astronomike të verës, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme, të cilat gjatë fillimit të javës do të favorizojnë zhvillimin e vranësirave konvektive, reshjeve lokale të shiut dhe shkarkimeve të rrufeve.
Këto reshje janë të mirëpritura për sektorin e bujqësisë, pasi kontribuojnë në ruajtjen e lagështisë së tokës dhe përmirësimin e kushteve agrometeorologjike për kulturat bujqësore.
Kushtet biometeorologjike përgjithësisht do të jenë të favorshme për pjesën më të madhe të popullatës, megjithëse gjatë intervaleve me temperatura më të larta dhe para zhvillimit të stuhive lokale mund të ketë shqetësime të lehta te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike.
Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
Do të mbajë mot i vranët me intervale me diell.
Gjatë ditës, vranësirat parashihen të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale: 13–16°C Temperaturat maksimale: 26–29°C Era: nga veriperëndimi, 1–11 m/s E martë (23.06.2026) Parashihet mot i vranët me intervale me diell.
Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale: 13–16°C Temperaturat maksimale: 26–30°C Era: nga verilindja, 1–9 m/s E mërkurë (24.06.2026) Do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Temperaturat maksimale: 27–31°C Era: kryesisht nga verilindja, 1–9 m/s E enjte (25.06.2026) Parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme, me gjasa të vogla për reshje.
Temperaturat minimale: 13–16°C Temperaturat maksimale: 27–32°C Era: nga verilindja, 1–4 m/s E premte (26.06.2026) Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për aktivitete në natyrë.
Temperaturat minimale: 13–16°C Temperaturat maksimale: 27–33°C Era: nga veriperëndimi, 1–4 m/s Java fillon me mot më të paqëndrueshëm dhe reshje lokale shiu, ndërsa nga dita e enjte pritet stabilizim gradual i kushteve atmosferike, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info





