Parandalohet tentativë për futjen e substancave të ndaluara në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Një përpjekje për të futur substanca të ndaluara në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar sot rreth orës 12:30, falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve korrektues.

Gjatë një kontrolli rutinë të sendeve të sjella nga një vizitor, zyrtarët kanë zbuluar një sasi të dyshuar narkotike, e cila ishte fshehur me kujdes në një qese najloni.

Sipas të dhënave fillestare, pesha e substancës arrinte rreth 43 gramë.


- Advertisement -

Menjëherë pas zbulimit, vizita është ndërprerë, ndërsa personi i dyshuar është mbajtur në sallën e vizitave deri në ardhjen e Policisë së Kosovës.

Rasti më pas u është dorëzuar autoriteteve policore, të cilat kanë sekuestruar substancën dhe kanë nisur procedurat përkatëse ligjore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me masa të shtuara sigurie dhe kontrolle të rrepta, me qëllim parandalimin e futjes së materialeve të ndaluara në institucionet korrektuese.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *