Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për reagim urgjent institucional përballë rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike.
Ai shprehet se shtetet e rajonit dhe ato evropiane po ndërhyjnë me masa konkrete, ndërsa Kosova po qëndron pasive.
Tahiri sjell shembuj nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Spanja, ku janë ndërmarë masa të ndryshme për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve.
Në këtë situatë alarmante, shefi i deputetëve të AAK-së vlerëson se reagimi i institucioneve në Kosovë është i vonuar dhe i pamjaftueshëm.





