Pandora përgatit një surprizë të veçantë për publikun: këngë për Roelin, djalin e Shpat Kasapit

Këngëtarja e njohur shqiptare Pandora po përgatit një surprizë të veçantë për publikun, këtë herë me një projekt që lidhet drejtpërdrejt me emocione familjare.

Ajo ka realizuar një këngë kushtuar Roelit, djalit të këngëtarit Shpat Kasapi, duke e kthyer këtë këngë në një dhuratë të veçantë dhe personale.

Në një intervistë për Artistët Shqiptarë, Pandora ka zbuluar se ideja e këtij projekti lindi në një moment shumë të bukur, kur Roeli nisi të flasë. ‘Roeli kur ka nis me fol e kam marrë motivin të shkruaj tekstin e këngës prej zemrës tem’, është shprehur Pandora, duke lënë të kuptohet se teksti dhe mesazhi i këngës janë krijuar me ndjeshmëri dhe dashuri.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *