Pacienti 21-vjeçar me virusin ‘Nil Perëndimor’ shërohet në Kosovë: Çfarë thonë ekspertët?

Një pacient i moshës 21 vjeçare që kishte rezultuar pozitiv javë më parë me virusin ‘Nil Perëndimor’ e po trajtohej në Klinikën Infektive, pas përsëritjes së analizave pacienti ka rezultuar negativ.

Sipas drejtoreshës së Klinikës vendi nuk rrezikohet nga përhapja e infeksionit.

Në Kosovë, nga viti 2021 deri në 2025, janë regjistruar 18 pacientë me këtë sëmundje.


- Advertisement -

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Vera Berisha Ndrejaj, shprehet se momentalisht nuk ka raste të tjera të dyshuara në Virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar për kujdes të shtuar dhe marrjen e masave për parandalimin e infektimit me ‘Nil’.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *