Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon thirrjet për dhunë ndaj Ramush Haradinajt

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve ndaj Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinajt.

OVL-UÇK-i ka cilësuar thirrjet për dhunë si akte kriminale që cenojnë sigurinë publike dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria dhe shtetësia e Kosovës.

Organizata ka përgëzuar autoritetet për veprimin e shpejtë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, duke kërkuar që drejtësia të veprojë me vendosmëri në trajtimin e rastit.


- Advertisement -

OVL-UÇK paralajmëron se çdo kërcënim duhet të përballet me gjithë forcën e ligjit dhe se ngurrimi institucional mund të krijojë precedent të rrezikshëm për stabilitetin e Kosovës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *