Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth zbulimit të eksplozivëve pranë infrastrukturës së gazit në Serbi.
Orban, i cili është aleat i Vuçiqit, ka njoftuar në një postim në Facebook se autoritetet serbe kanë zbuluar eksplozivë dhe pajisje për aktivizim në rrjetin e gazit që bashkon dy vendet.
Hetimet për këtë rast janë ende në vazhdim.





