Opinionisti Dukagjin Gorani: Aktakuza për ish-krerët e UÇK-së është ofenduese

- Advertisement -

Dukagjin Gorani ka thënë se aktakuza për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ofenduese.

Ai e shprehu këtë mendim në emisionin ‘Rubikon’ të Klan Kosovës ku po diskutohej për fjalën e fundit të mbajtur para trupit gjykues të Speciales nga ish-katërshja e UÇK-së.

Gorani shtoi se dënimi i tyre do të jetë një krim edhe ligjor edhe politik, ndërsa lirimi i tyre do të jetë një kompromis për Gjykatën Speciale dhe bashkësinë ndërkombëtare.

- Advertisement -

Para trupit gjykues në Hagë fjalën e fundit e thanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *