Dukagjin Gorani ka thënë se aktakuza për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ofenduese.
Ai e shprehu këtë mendim në emisionin ‘Rubikon’ të Klan Kosovës ku po diskutohej për fjalën e fundit të mbajtur para trupit gjykues të Speciales nga ish-katërshja e UÇK-së.
Gorani shtoi se dënimi i tyre do të jetë një krim edhe ligjor edhe politik, ndërsa lirimi i tyre do të jetë një kompromis për Gjykatën Speciale dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Para trupit gjykues në Hagë fjalën e fundit e thanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.





