Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u zhvillua seanca e parë dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.
Ai është ndaluar për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.
Gazetari Pleurat Salihu në emisionin “Kosova Today” ka theksuar se siguria ishte e tepruar nga ana e Gjykatës dhe se gardianët kanë trajtuar si “mbret” Gjestin.





