Tek Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik kanë njoftuar se do të fillojnë grevën pasi që u tha se pagat e tyre nuk do të rriten deri në gusht të vitit të ardhshëm.
Kryetari i Shoqatës së Punëtorëve të Sigurimit Fizik në UP, Arsim Xhinovci, deklaron se nëse nuk arrihet marrëveshja për rritjen e pagës, punëtorët do të largohen nga shërbimi në mënyrë kolektive.
Protestat dhe grevat priten të fillojnë menjëherë.




