Nicole Kidman bëri një deklaratë të papritur që i habiti të gjithë.
Aktorja zbuloi se ‘mund të bëjë një autopsi’ teksa fliste për rolin e saj si patologe forenzike në serialin e ardhshëm të Scarpetta. ‘Mund të heq të gjitha organet,’ shtoi Kidman gjatë një interviste në ‘The Tonight Show Starring Jimmy Fallon’. ‘Mund t’i emërtoj të gjitha.’ Duke treguar se është aktore metodë, ajo u përgjigj thjesht: ‘Po, jam.’ Kidman shpjegoi se si kishte mësuar kaq shpejt për trupin e njeriut për shkak të punës: ‘Sepse është pjesë e punës, punova me një patolog të jashtëzakonshëm dhe e studjova atë.’ Fituesja e Oscars luan në serialin ‘Scarpetta’ përkrah një ansambël të madh artistësh.
Seriali është adaptuar nga seria librash me të njëjtin emër nga Patricia Cornwell.
