Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Përparim Gruda, ka deklaruar se nuk është i mundur të merren në shqyrtim amendamentet e propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit nga populli, për shkak të kalimit të afateve ligjore.
Gruda ka theksuar se amendamentet janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese që në vitin 2011, duke e kaluar kështu çdo afat të mundshëm.
Megjithatë, ai ka ftuar anëtarët e Komisionit për diskutim.
Takimi i Komisionit u zhvillua pasi presidentja Osmani paraqiti amendamentet kushtetuese në Kuvend për zgjedhjen e presidentit direkt me votë nga populli.





