Deputeti i PDK-së dhe kryetari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Përparim Gruda, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit nga populli, duke e vlerësuar si jokushtetues.
Gruda theksoi se PDK-ja mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj kundrejt zgjedhjes së Presidentit, duke refuzuar zgjedhjen e një presidenti partiak nën ndikimin e një force politike.





