Nicola Peltz shfaqet me koleksionin vjeshtë/dimër të Genny në setin fotografik të modës

Nicola Peltz ka bërë një paraqitje tërheqëse me veshjet e koleksionit të Genny në një set fotografik për shtëpinë italiane të modës.

Aktorja 31-vjeçare pozoi në korse të bardhë pa rripa dhe me një bluzë transparente me dantellë.

Në një tjetër pamje, ajo u shfaq me një bluzë dramatike me pupla, duke sjellë një pamje elegante dhe glamuroze.


- Advertisement -

Peltz ka qenë fytyra e Genny-t për tre vite radhazi dhe këto foto erdhën pas çmimit “Rising Star” në Venecia për punën e saj si aktore, producente dhe regjisore.

Në ceremoninë e çmimeve Kineo, Nicola falënderoi familjen për mbështetjen dhe shprehu mirënjohjen për vlerësimin që mori, me praninë e nënës Claudiës, babait Nelson dhe vëllait Bradley.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *