Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka ngushëlluar familjen e nxënësit 15-vjeçar i cili vdiq në ambientet e shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit”.
Aliu ka shkruar në Facebook se pesha e dhimbjes është e rëndë dhe fjalët janë të vogla për ta shprehur pikëllimin. “Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.
Një jetë krejt në fillet e saj që u shua në lulëzimin e saj.
Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.
Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij!
Zoti i dhëntë forcë familjes së tij!
Ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve e bashkëmoshatarëve të tij!”, shkruan ai.
Tragjike: Nxënësi 15-vjeçar vdes gjatë orës së edukatës fizike në Ferizaj
