Ngjarje tragjike në Kthesën e Kamzës: 17-vjeçari plagoset rëndë në një aksident me armë zjarri

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kthesës së Kamzës, në shtëpinë e 19-vjeçarit Rigels Sylaj.

Sipas hetimeve, dyshohet se i ri po tregonte shokëve një armë zjarri pa leje kur ajo është shkrepur aksidentalisht, duke plagosur rëndë 17-vjeçarin në kokë.

Fillimisht, ata kishin dëgjuar shtëna nga jashtë dhe e kishin gjetur të plagosur në oborr, por më vonë kanë pranuar se ky incident kishte ndodhur brenda banesës.


- Advertisement -

Policia po heton për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *