Ngjarje tragjike në Divjakë: 57-vjeçari humb jetën në aksident bujqësor

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Babunjë e Re, në bashkinë Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën në rrethana aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Kujtim Meçi, banues në zonën Fier-Seman.

Ai ishte duke punuar tokën e tij bujqësore me një zetor, kur mjeti është përmbysur, duke e zënë poshtë.


- Advertisement -

Si pasojë e plagëve të marra, 57-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një aksident të rëndë gjatë punës në bujqësi.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *